Ursula von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga muaji maj

20 prill 2021 | 11:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Ajo në një postim në gjuhën shqipe në “Twitter” ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursula von der Leyen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mundësi shumë e mirë për Trajnim, Formim Profesional dhe udhëtime…