Ursula von der Leyen paralajmëron: Infrastruktura kritike e Evropës në rrezik pas sulmit me dron në Kopenhagë

23 shtator 2025 | 20:45

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me paralajmërim të fortë pas një sulmi të dyshuar me dron pranë Aeroportit të Kopenhagës.

Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Ajo theksoi se, megjithëse faktet janë ende nën verifikim, është e qartë se “infrastruktura jonë kritike është në rrezik.”

“Evropa do t’i përgjigjet këtij kërcënimi me forcë dhe vendosmëri,” shkruajti Von der Leyen, duke lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian synon një reagim të fuqishëm dhe të koordinuar ndaj këtyre incidenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm është raportuar një vjedhje në një shtëpi…