Uruguai, fitues i “China Cup”

26 mars 2018 | 16:57

Uruguai e ka fituar turneun “China Cup”, pasi në finale të hënën e mposhti Uellsin.

Në edicionin e dytë të turneut ndërkombëtar China Cup, ekipi kombëtar i Uruguait triumfoi në finale falë golit të vetëm të shënuar nga Edinson Cavani. Në minutën e 49-të, Cavani pranoi top në zonë nga Rodriguez, të cilin e futi me lehtësi në portën e zbrazët. Gareth Bale nuk ia doli të bëjë asgjë kundër Luis Suarezit dhe Edinson Cavanit, të cilët dolën triumfues. Ndërkohë, për vendin e tretë, Republika Çeke e mposhti 4-1 nikoqirin Kinën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara i…