USAID-i do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë

04 mars 2020 | 17:29

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe anëtarë të tjerë të këtij programi.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu, e ka njoftuar drejtoreshën Magno për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa po ashtu ka folur edhe për procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë vettingun.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se USAID-i mbetet partner serioz i Ministrisë së Drejtësisë në projektet e përbashkëta në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa drejtoreshën Magno,  pasi e ka falënderuar ministren Haxhiu, ka thënëse USAID-i  do vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Magno diskutuan edhe për koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Sindikatës së…