USAID-i i jep mbështetje Ministrisë së Financave për menaxhimin e financave publike

22 qershor 2020 | 14:46

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe për aktivitetet tjera të kësaj ministrie në funksion të nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në projekte të ndryshme ekonomike.

Ministrja Bajrami e ka informuar Magnon për punën e Ministrisë së Financave në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në shumë projekte të cilat kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Ministrinë e Financave, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa Lisa Magno, e ka uruar ministren Bajrami për pozitën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave në fushën e menaxhimit të financave publike si dhe në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve…