USAID-i përzgjedh Gjilanin si komunë partnere për zbatimin e programit për kontratën sociale

22 mars 2022 | 11:45

Programi i USAID-it për Kontratën Sociale ka përzgjedhur Gjilanin si komunë partnere për tri vitet e ardhshme.

Konfirmimi u bë me dije nëpërmjet një letre që kryetari i komunës, Alban Hyseni, ka pranuar nga dr. Silvia Susnjic, drejtoreshë e programit të USAID-it për Kontratën Sociale.

“Përzgjedhja e komunës së Gjilanit është bërë në bazë të kritereve të vlerësimit dhe përkushtimin e treguar nga ana e Kryetarit të Komunës, të shprehur gjatë takimit me ekipin e programit të USAID-it për kontratën sociale, për t’u bërë komunë partnere dhe për të bashkëpunuar me ekipin e programit gjatë fazës së implementimit”, thuhet në letrën e konfirmimit të dr. Silvia Susnjic.

Tutje, në letër thuhet se “në emër të Programit të USAID për Kontratën Sociale, Ju shpreh vlerësimin më të lartë me rastin e vendosjes së këtij partneriteti si dhe mirëpresim zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të ardhshme”.

Kjo letër konfirmimi përfshin aspektet e bashkëpunimit në fazën fillestare të implementimit të programit të USAID-it për kontratën sociale, me ç’rast Komuna e Gjilanit zotohet për të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e vlerësimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në Komunës së Gjilanit, si dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve komunalë në punëtoritë lidhur me reflektimin për sjelljen shoqërore, që do të realizohen gjatë muajit prill/maj 2022.

Më 25 shkurt, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kishte pritur në takim drejtoreshën e këtij programi të USAID-it, ku edhe u vunë bazat e partneritetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo ajo poston një fotografi në rrjetet sociale, menjëherë ndjekësit…