USAID-i vazhdon ta përkrah zhvillimin e ATK-së

10 gusht 2018 | 16:07

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) së bashku me menaxhmentin e lartë, të premten ka pritur në takim përfaqësues nga USAID-i në Kosovë, Markham Isom, dhe Blerim Bilibani.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për vizionin e Administratës Tatimore të Kosovës për të ardhmen, sukseset, sfidat dhe kapacitet për zhvillim.

Drejtori Imeri, përfaqësuesit nga USAID i ka njoftuar me planin e veprimit për reformë për periudhën 2019-2021, i cili në muajin gusht të këttij viti është hartuar në bashkëpunim me misionin këshillues të FMN-së.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe fushat në të cilat ATK-ja dëshiron të ketë përkrahje nga donatorët dhe fushat ku USAID-i mund ta mbështet.

USAID-i ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e ATK-së në realizimin e disa veprimeve nga reforma në të cilën ky institucion konsideron se do të jetë një sfidë, posaçërisht veprimet të cilat janë të nevojshme të realizohen në bashkëpunim edhe me palë të interesit.

USAID-i ka qenë përkrahës i shumë proceseve në Qeverinë e Kosovës në përgjithësi, në veçanti edhe i proceseve në ATK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i famshëm i Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Miroslav Klose…