
USAID zoton 250 milionë dollarë për fermerët ukrainas
Udhëheqja e agjencisë për zhvillim, USAID, Samantha Power, ka njoftuar për një pako 250 milionë dollarëshe si financim për fermerët ukrainas që janë goditur nga bllokada e eksportit të grurit nëpërmjet Detit të Zi.
Bllokada ka ardhur në efekt kur Rusia nisin pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. Marrëveshja për drithin hoqi këtë bllokadë përkohësisht, por që të hënën Rusia u tërhoq nga akordi. Kjo vë në pikëpyetje të ardhmen e eksportit të akgrokulturave ukrainase.
Power e bëri këtë zotim derisa vizitoi portin kryesor të Odesas. Ajo ka thënë se mjetet janë për ta shtuar infrastrukturën agrokulturore dhe zgjerimin e rrugëve të eksportit.
“Kemi interes të përbashkët në sigurimin e vazhdimit të punës të fermerëve ukrainas”, ka thënë Power gjatë takimi me zëvendëskryeministrin ukrainas, Oleksandr Kubrakov.