Ushtarët amerikanë demonstrojnë përkushtim ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë

18 dhjetor 2025 | 21:41

Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it, kanë vazhduar edhe sot patrullimet e përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë (AoR).

Siç njofton KFOR-i, këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin vetëdijen për situatën dhe ndihmojnë në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë në gjithë Zonën e Përgjegjësisë.

“Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të balancuar, trupat e KFOR-it demonstrojnë përkushtimin e misionit ndaj stabilitetit, profesionalizmit dhe respektit për të gjithë banorët e Kosovës”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër,…