
Ushtarët amerikanë e ruajnë Kosovën edhe nga zjarret
Ushtarët amerikanë po kujdesen që ta ndihmojnë Kosovën edhe në luftën kundër zjarreve, që përgjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.
Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë cenuar mes tjerash edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Bëhet fjalë për manastirin e Deviçit i cili ndodhet në Skenderaj. Për këtë ndihmesë të ushtrisë amerikane ka shkruar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në faqen zyrtare në “X”. “Kur zjarret kërcënuan manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejt, manastiri u ruajt”, ka shkruar Departamenti Amerikan i Shtetit.
When wildfires threatened the Dević Monastery in Kosovo, the @kentuckyguard’s Task Force Aviation sprang into action. Thanks to their swift response, the monastery was saved!
Read more below. 👇https://t.co/tUEyS70soX— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) July 17, 2025