Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR-i tregon se si funksionon sistemi

12 dhjetor 2025 | 16:14

Ushtarë amerikanë nga Komanda Rajonale–Lindje e KFOR-it,  kanë zhvilluar së fundmi trajnim të specializuar për të përmirësuar aftësinë e tyre në zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve,  një aftësi gjithnjë e më kritike në mjedisin e sotëm të sigurisë.

Misioni i NATO-s ka njoftuar se sistemi ndërpret frekuencën e kontrollit të dronit, duke e detyruar atë të kthehet tek operatori, si dhe mund gjithashtu të ndërhyjë në sinjalet GPS/GNSS, duke bërë që droni të rrijë pezull, të ulet ose të rrëzohet.

“Stërvitje të tilla forcojnë aftësitë teknike, duke theksuar njëkohësisht koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë në reagimin ndaj kërcënimeve ajrore që po evoluojnë vazhdimisht”, ka njoftuar KFOR-i.

KFOR-i i zotëron këto aftësi dhe i ka përdorur tashmë ato në skenarë operacionalë, duke rritur efektivitetin e misionit në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, shtoi misioni.

No photo description available.May be an image of studying and textMay be an image of helicopter

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur protestën e nesërme…