Ushtarët e FSK-së ia shpëtojnë jetën një qytetari

19 nëntor 2019 | 12:05

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot në orët e mëngjesit, ia kanë shpëtuar jetën një qytetari, i cili me veturë kishte rënë në humnerë.

Në njoftimin për medie të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës është thënë se në fshatin Planqor ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës.

“Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas njoftimit intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës. “FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla”, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar orarin e…