Ushtarët e FSK-së kryejnë me sukses një kurs në Britani të Madhe

31 tetor 2021 | 11:57

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer me sukses të plotë “Kursin për Vëzhgim dhe Zbulim në Operacione Luftarake”.

“Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster. Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet. Forca djema! Vazhdojmë me sukseset e reja!”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social “Facebook” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i izoluar i talibanëve në Afganistan bëri një paraqitje…