Ushtarët e FSK-së marrin pjesë në garën “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe

16 shtator 2021 | 13:30

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pas përgatitjeve intensive dhe tejet sfiduese, ekipi i FSK-së ka udhëtuar të enjten për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21”.

Gara e njohur ndërkombëtare “Cambrian Patrol 21” është një ndër garat ushtarake më të njohura në botë ku marrin pjesë mbi 100 ekipe nga ushtritë e mbarë botës.

“Komandot e FSK-së pritet që të na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze dhe të kthehen me rezultate shumë të larta nga kjo sfidë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka nisur punimet për hartimin e ligjit…