Ushtarët e FSK-së ndjekin kursin bazik për kërkim – shpëtim në male

11 mars 2022 | 16:20

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarakët tanë vazhdojnë të ndjekin kursin bazik për kërkim – shpëtim në male, i cili ka për qëllim të bëjë aftësimin e tyre në përballje fatekeqësi malore si dhe perfitimin e njohurive specialistike në kërkim – shpëtim në male.

“Ky kurs ofron aftësimin dhe menaxhimin e operacioneve më komplekse në nivel ekipi dhe skuadre. Kursi është duke u zhvilluar në hapësirat e kazermës “Evropianët e rinj”, tek guri i plakës – Grabovc, si dhe në fshatin Bardh i madh”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se puna dhe përkushtimi i tyre, garanton sukses të lartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të…