Ushtarët e FSK-së në misione paqeruajtëse, Kuvajti dhe Iraku destinacionet e mundshme
Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, të Ushtrisë Amerikane.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se këto dy shtet janë opsionale ku FSK-së do të kryejë mision.
Ai pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në misione paqeruajtëse e ka quajtur lajm historik për Kosovën.
“Neve na mbetet që t’i kryejmë obligimet tona. Anëtarësimi i NATO-s që nga fillimi ka qenë orientim i joni. Ne si shtet si Kosovë duhet të jemi të anëtarësuar në NATO”.
“Pjesëmarrja jonë është shumë e rëndësishme për vendin. Ne kapacitet aktuale që i kemi si FSK. Ne jemi në bashkëpunim dhe do të ndodhë me NATO-n. Nuk mund të flasë për numra, jemi në proces”.
“Me rëndësi është pjesëmarrja dhe kemi bërë parapërgatitja presim kohën. Një numër i pjesëtarëve të tonë janë të komunitetit serb janë në shërbim të forcave të sigurisë së Kosovës”, ka thënë Rama.
Të martën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar marrëveshjen për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan, Ajovës.



