Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 shtator 2025 | 12:11

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta.

Përmes një postimi në Facebook, FSK thotë se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve.

“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet tutje në njoftim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i pandë dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia ruse po lëkundet. A mund ta detyrojnë sanksione të…