Ushtarët e FSK-së po e mësojnë gjuhën gjermane

02 nëntor 2022 | 15:35

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se të mërkurën kanë ndarë certifikata për 10 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës gjermane.

“Sot pata kënaqësinë që së bashku me ambasadorin Rohde, zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë të kursantëve të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për dhjetë pjesëtarët e FSK-së, që kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës gjermane”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Me këtë rast, ai ka theksuar se ka shprehur mirënjohje të lartë për qeverinë dhe ambasadën e Gjermanisë “për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kuadrove profesionale të ushtarakëve të FSK-së, sikur edhe me në avancimin e njohurive në gjuhën gjermane”.

“Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Rohde përgëzoi kursantët për suksesin e arritur, duke theksuar se komunikimi funksional është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit. Më tej, ambasadori Rohde tha se bashkëpunimi me shtetin gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij deri më tani me ndihmën e shtetit gjerman, me sukses kanë kryer kursin e gjuhës gjermane pesë gjenerata të pjesëtarëve të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tejet e rëndë është raportuar të ketë ndodhur…