Ushtarët e Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin për snajperistë

29 qershor 2026 | 11:24

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajperistë, me synim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe avancimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Trajnimi kishte për qëllim certifikimin e pjesëmarrësve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme armësh në misione të ndryshme operative.

“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren”, ka njoftuar FSK-ja.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka theksuar se vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke rritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2026 vazhdon sonte (e hënë) me tri përballje të…