Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

06 qershor 2025 | 13:23

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR kanë kryer patrullime të rregullta në terren, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Një nga këto patrullime ka përfshirë edhe pjesëtarë të Ekipit Zviceran të Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT), duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit shumëkombësh për paqen në rajon.

“KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, është thënë në njoftimin e KFOR-it në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uk Lushi, veprimtari që jeton dhe vepron në ShBA, ka…