Ushtarët kroatë vijnë për ta ruajtur Kosovën

21 qershor 2021 | 16:31

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët kroatë i janë bashkuar komandës rajonale të kësaj force në perëndim, duke e bërë ata shtetin e nëntë në njësi.

Në një njoftimin e këtij misioni të publikuar në “Twitter” është bërë me dije se ushtarët kroatë do të integrohen në batalionin kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.

“Ushtarët kroatë janë bashkuar me komandën rajonale të KFOR Perëndimit, duke u bërë shteti i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë, së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia. Ushtarët do të integrohen në batalionin kinetik, duke kryer patrulla në anën perëndimore të Kosovës”, ka njoftuar KFOR-i.

Ky zhvillim me patrullimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it pritet të ngjallë reagime në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i gjeneral Kudusi Lamës, “Rexhep Qosja - filozof, ideolog…