Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

07 qershor 2025 | 14:25

Ushtarët letonezë të KFOR-it, së fundmi zhvilluan patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës.

Siç thuhet në njoftim në Facebook të misionit të NATO-s në Kosovë, patrullimi dhe bashkëpunimi me institucionet vendore të sigurisë mundëson suksesin e përgjithshëm dhe efektivitetin operacional të Forcës së Kosovës.

“Këto përpjekje theksojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë tri…