Ushtarët rusë vrasin komandantin e tyre

25 mars 2022 | 23:38

Një kolonel rus, komandat i një brigade është vrarë nga ushtarët e tij të cilët bënë kryengritje për shkak të humbjeve të mëdha në njerëz që kishte pësuar brigada e tyre.

Një tregues ky i pakënaqësisë mes forcave ruse të dislokuara në Ukrainë thanë zyrtarët perëndimorë.

Koloneli, komandant i Brigadës së 37-të u shtyp nga një tank dhe ka pësuar lëndime në të dyja këmbët.

Lajmi u bë i ditur nga reporteri ukrainas Roman Tsymbaliuk.

Imazhet e kolonelit rus Yuri Medvedev, teksa transportohet në një spital në Bjellorusi me lëndime të rënda në këmbë, u shpërndanë në mediat sociale. Më vonë ai vdiq.

Tsymbaliuk thotë se batalioni i këtij komandanti kishte humbur gati gjysmën, rreth 1,500 ushtarë të vdekur dhe të plagosur.

Ndërkohë një zyrtar perëndimor konfirmoi se një gjeneral-lejtnant që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara kishte vdekur në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas Oleksiy Arestovych tha se gjeneral-lejtnant Yakov Ryazantsev ishte vrarë në aerodromin Chernobaevka jashtë qytetit jugor të Khersonit – ku forcat ruse kanë pësuar vazhdimisht humbje.

Rusia thotë se deri tani janë vrarë 1 351 ushtarë nga fillimi i luftës. Por kjo shifër e bërë publike nga ministri i Mbrojtjes është shumë më e ulët se shifra prej 15 mijë të vrarëve që thotë NATO.

Ministria e Mbrojtjes ruse pohoi gjithashtu sot se ka shkatërruar plotësisht marinën dhe forcën ajrore të Ukrainës dhe se ka kontroll të plotë të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhya.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kaluar një muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, me…