Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit

14 maj 2026 | 08:10

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se dy rreshterë shqiptarë kanë arritur një sukses të rëndësishëm në ShBA.

Përmes një postimi në X, ambasada ka njoftuar se rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë dalë fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jerseyt për vitin 2026, transmeton Klankosova.

“Javën e kaluar, ndërsa po festonim 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të New Jerseyt dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, rreshteri shqiptar Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi garuan në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Neq Jerseyt për vitin 2026 – dhe fituan në divizionet e tyre!”.

“Gjatë katër ditëve të vështira, konkurrentët u shtynë deri në kufijtë e tyre përmes garave me pengesa, testeve të fitnesit, aftësive luftarake në ujë, lundrimit në tokë dhe ushtrimeve të qitjeve me stres që përfshinin sisteme të shumëfishta armësh. Fitorja e tyre tregon forcën e Programit të Partneritetit Shtetëror. Urime!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që…