Ushtarët turq të KFOR-it zhvillojnë patrulla nëpër Kosovë

08 nëntor 2025 | 18:19

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, kanë vazhduar të zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme nëpër Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se këta ushtarë zhvilluan patrulla me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe siguruese në terren, duke rritur ndërgjegjësimin situativ.

“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Kosovës zhvilloi në Kajro seancën zyrtare përgatitore/testuese para…