
Ushtria amerikane po ndryshon: MAGA hyn në Pentagon
Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ish-prezantues i Fox News ka paraqitur një vizion të ri për ushtrinë amerikane, duke e cilësuar atë si një “reformë anti-woke”, që përjashton masat për diversitetin dhe përfshirjen.
Në një takim të mbajtur më 30 shtator 2025 në bazën ushtarake të Korpusit të Marinës në Quantico, Virxhinia, Hegseth mblodhi drejtues ushtarakë nga e gjithë bota për t’u paraqitur këtë qasje të re.
Sipas raportimeve, ai kërkon largimin e ushtarëve transgjinorë nga radhët e ushtrisë, ndalimin e rritjes në peshë për gjeneralët, ndalimin e mjekrave dhe theksoi nevojën për një rikthim të vlerave tradicionale konservatore në Forcat e Armatosura. Takimi u mbyll me një lutje fetare.
Vizioni i Hegseth shihet si pjesë e një agjendë më të gjerë që përpiqet të eliminojë politikat për përfshirjen e komuniteteve të ndryshme dhe të promovojë një identitet më kombëtarist dhe të bazuar në vlerat e krishtera brenda ushtrisë amerikane.
Ky ndryshim ka ngjallur reagime të shumta, pasi bie ndesh me reformat e viteve të fundit që synonin krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës për të gjithë ushtarët, pavarësisht identitetit gjinor, racës apo bindjeve fetare.
Kritikët e këtij vizioni thonë se ai mund të minojë moralin dhe unitetin e trupave, si dhe të përjashtojë individë të kualifikuar nga shërbimi ushtarak për shkak të bindjeve personale apo pamjes së jashtme.