Ushtria amerikane vret disa pjesëtarë të ISIS-it në Somali

10 maj 2019 | 11:14

Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka vrarë 13 militantë të grupit Shteti Islamik (ISIS) në rajonin Puntland të Somalisë, ka bërë me dije ushtria amerikane.

Ajo e ka intensifikuar fushatën e sulmeve ajrore në Somali prejse presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë detyrën, duke thënë se ka vrarë mbi 800 militantë në dy vjet.

Shteti Islamik ka mbledhur rekrutë në Puntland, ndonëse ekspertët thonë se ai mbetet një lojtar i vogël, krahasuar me grupin islamist Al Shabab, i cili dikur ka kontrolluar shumë pjesë të Somalisë.

Komanda Amerikane e Afrikës ka theksuar se sulmi i fundit ka pasur në shënjestër një kamp të Shtetit Islamik në malet Golis.

Somalia është përfshirë nga lufta civile dhe kryengritja islamike qysh në vitin 1991, kur kryekomandantët e fiseve kanë shkatërruar një diktator dhe më pas janë kthyer kundër njëri-tjetrit.

Al Shababi është dëbuar nga kryeqyteti Mogadishu në vitin 2011, por vazhdon të ketë një prani të fortë në disa pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nderimi për Mr. Dc. Dr. Xhevat Demiri nga…