
Ushtria amerikane vret një udhëheqës të lartë të ISIS në Siri
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vrarë një udhëheqës të lartë të grupit ISIL (ISIS) në Siri në një operacion me helikopter, tha ushtria amerikane.
Komanda qendrore e ShBA (CENTCOM) ka thënë në një deklaratë se Abd-al-Hadi Mahmud al-Haji Ali ishte objektivi kryesor i një “sulmi të njëanshëm me helikopter” të kryer herët në mëngjes të hënën.
Deklarata e ka përshkruar atë si një “udhëheqës dhe planifikues operacional përgjegjës për planifikimin e sulmeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe Evropë”.
Aksioni i së hënës ka ardhur pas informatave të inteligjencës që tregonin se ISIL po planifikonte të rrëmbente zyrtarë jashtë vendit, ka thënë CENTCOM.
Sipas mediave të huaja, dy anëtarë të tjerë të grupit janë vranë gjithashtu, por që CENTCOM nuk ka ofruar detaje të tjera rreth operacionit.
Ndërkohë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se operacioni të hënën kishte në shënjestër një ndërtesë në al-Suwaydah, një fshat rreth 25 km (15 milje) në perëndim të qytetit të Jarablus në kufirin verior të Sirisë me Turqinë.
Monitoruesi i luftës me bazë në Britani, i cili mbështetet në burime në terren, ka thënë se nga aksioni u vranë objektivi kryesor dhe dy luftëtarë të tjerë.