Ushtria e Iranit paralajmëron “sulme edhe më të rënda dhe të përhapura” nëse ShBA përsërit sulmet
10 qershor 2026
| 08:51
Ushtria e Iranit ka paralajmëruar për “sulme edhe më të rënda dhe të përhapura” nëse SHBA-të përsërisin sulmet e tyre në vend.
Mbrëmë, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se po kryente “sulme vetëmbrojtjeje” ndaj Iranit, pasi një helikopter Apache u rrëzua, transmeton Telegrafi.
Në përgjigje, Irani kreu sulme ndaj Jordanisë dhe Kuvajtit, duke synuar asetet amerikane, me Bahreinin që raportoi gjithashtu sulme.



