Ushtria e Kosovës vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen “Sabre Junction 21”

28 qershor 2022 | 10:23

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se ushtarakët tanë janë në përgatitje intenzive për pjesëmarrje të suksesshme në stërvitjen vjetore shumëkombëshe “Sabre Junction 21”, e drejtuar nga Ushtria e SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Ai ka thënë se kjo stërvitje realizohet për të avancuar ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë e forcave amerikane me forcat aleate për të ekzekutuar operacione të unifikuara tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar dhe për të promovuar ndërveprimin me aleatët pjesëmarrës dhe kombet partnere.

“Falënderim dhe mirënjohje e përhershme SHBA-së dhe forcave të saj!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e…