Ushtria izraelite: Goditëm objektet e prodhimit të raketave balistike në Iran
27 mars 2026
| 08:24
Ushtria Izraelite njofton se Forcat Ajrore kanë sulmuar gjatë natës objektet e prodhimit të raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore në Iran.
IDF tha se në Teheran, avionët e IAF goditën “infrastrukturën dhe objektet e përdorura nga regjimi për prodhimin e armëve, me fokus në objektet e prodhimit të raketave balistike”.
Në Iranin perëndimor, theksohet se u goditën lançuesit e raketave balistike dhe zonat e magazinimit “që përbëjnë një kërcënim për Shtetin e Izraelit”.



