Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

13 qershor 2025 | 23:29

Pas raportimeve nga disa media iraniane se një pilote izraelite është kapur, ushtria izraelite ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Një raport nga agjencia e lajmeve “Tasnim” e Iranit thotë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë dhe “piloti i njërit prej këtyre avionëve luftarakë, e cila është një grua, është kapur”.

Avichay Adraee, një zëdhënës për Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), thotë: “Raportime të rreme iraniane. Ky lajm që përhapet nga media iraniane është plotësisht i pabazuar”, shkruan BBC

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni izraelit “Rising Lion”, (Ngritja e luanit) përveç synimit të…