Ushtria izraelite rrafshoi 100 objektiva në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite lajmëroi këtë të premte se ka sulmuar mbi 100 objektiva gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Pamjet e sulmit i kanë publikuar gjithashtu në llogarinë e tyre në rrjetin social X, i njohur më parë si “Twitter”.
Sipas tyre, këto sulme u kryen në objektivat operacionale të organizatave terroriste derisa deklaruan se kanë vrarë gjithashtu një pjesëtar të tyre.
“Gjatë natës, aeroplanët luftarakë sulmuan mbi njëqind objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës, duke shkatërruar boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operative”, raporton ushtria.
Bazuar në këto pamje, shpërthime të mëdha u panë nga sulmet ajrore që Izraeli kreu në këto objektiva. Objektet u rrafshuan në tokë si pasojë e shpërthimeve.
צה"ל תקף במהלך הלילה מעל מאה מטרות מבצעיות של ארגוני הטרור ברצועת עזה; חוסל מחבל שהשתתף בפשיטות הרצחניות בעוטף עזה
מטוסי קרב תקפו במהלך הלילה מעל מאה מטרות מבצעיות של ארגוני הטרור ברצועת עזה, והשמידו פירי מנהרות, מחסני אמצעי לחימה ועשרות מפקדות מבצעיות. pic.twitter.com/IGFcoqN3Fd
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 20, 2023