Ushtria ruse humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

14 maj 2022 | 10:09

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe pajisje të tjera gjatë një beteje mbi një lumë në rajonin e Donbasit.

Pamjet e publikuara nga forcat ukrainase tregojnë disa automjete ushtarake të djegura dhe segmente të shkatërruar të një ure pas përleshjes mbi lumin Siversky Donets në Bilohorivka.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia humbi “elemente të rëndësishme të manovrimit” dhe të paktën një batalion taktik sulmues.

Një grup taktik batalioni rus përbëhet nga rreth 1000 trupa, raporton skynews.

“Kryerja e kalimeve të lumenjve në një mjedis të kontestuar është një manovër shumë e rrezikshme dhe flet për presionin që po e përjetojnë komandantët rusë për të bërë përparim në operacionet e tyre në Ukrainën lindore”, njoftoi ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka vazhduar…