Ushtria ruse ndal rrymën në Çernobil

09 mars 2022 | 13:16

Forcat ruse kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Çernobilit nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike duke rrezikuar edhe hedhjen e substancave radioaktive në ajër, shkruan “Mirror.uk”, duke cituar autoritete e Ukrainës.

Kompania kombëtare e energjisë bërthamore “Ukrenergo” ka thënë se centrali, tani i kapur nga forcat ruse, është në ndërprerje totale pa furnizim me energji elektrike.

Mungesa e energjisë në Çernobil rrezikon gjithashtu hedhjen e substanca radioaktive në ajër.

Kompania “Ukrenergo” ka deklaruar se për shkak të aksioneve ushtarake të Rusisë stacioni bërthamor s’ka energji elektrike.

“Për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesve rusë, termocentrali bërthamor në Çernobil u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik. Stacioni bërthamor nuk ka furnizim me energji elektrike. Aksionet ushtarake janë në progres, kështu që nuk ka mundësi për të rivendosur linjat. Qyteti Slavutich është gjithashtu pa furnizim me energji”, është thënë në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga momentet më surreale të showbiz-it ndërkombëtar ka qenë…