Ushtria ukrainase shkatërron dhjetëra automjete ruse pranë Kievit

31 mars 2022 | 11:45

Njësitë e Gardës Kombëtare të Ukrainës vazhdojnë ta mbrojnë Kievin nga pushtuesit rusë dhe t’i shkatërrojnë pajisjet e tyre.

Gardistët ukrainas që nga dita e para e pushtimit rus janë mobilizuar për mbrojtjen e Kievit në të gjitha drejtimet. Gjatë ditës së djeshme njësitë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, pas një beteje lufte me pushtuesit rusë, u shkaktuan dëme të mëdha në disa zona në të cilat ishin përqendruar dhe granatonin Kievin dhe rrethinën e tij.

“Njësitë tona të artilerisë shkatërruan dy njësi artilerie vetëlëvizëse, sisteme raketore të zjarrit dhe dhjetëra automjete të blinduara të armiqve rusë”, ka njoftuar sot Garda Kombëtare e Ukrainës. /Epoka e re/

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të duhej të rifillonin…