
Usyk: Mosha s’është problem, do të më shihni të shtunën
Ditën e shtunë, në stadiumin “Wembley” të Londrës, do të zhvillohet dueli i unifikimit të peshave të rënda në boks mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Danil Dubois. Kjo është hera e dytë që dy boksierët përballen në ring, me ukrainasin që e fitoi me KO në raundin e nëntë sfidën e parë (gusht 2023).
Oleksandr Usyk (38 vjeç dhe i pamposhtur në ring) këmbëngul se mosha nuk është faktor në përballjen Daniel Dubois (11 vite më i ri). Kjo diferencë e konsiderueshme në moshë ka nxitur sugjerime se ukrainasi do të ketë vështirësi të përballet me sfiduesin e tij 27-vjeçar britanik në Londër.
“Mosha nuk është problem për mua, nuk ndihem i tronditur nga diferenca. Unë e respektoj këtë djalë të ri. Ai është i motivuar, por edhe unë jam. Nuk jam plak. 38 vjeç nuk është plak, e dini? Do ta shohim të shtunën në ring”, ka thënë Usyk, 23 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.