Uzuni në formacionin e javës

20 dhjetor 2024 | 17:02

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e Granadas në LaLiga 2. 29-vjeçari ka shkruar historinë me klubin spanjoll, pasi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Granada.

Uzuni shënoi 3 gola në fitoren 4-1 të Granadas përballë Kartagjenës të martën, duke qenë protagonisti absolut i sfidës. Falë kësaj paraqitjeje, sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës së 20-të në kampionat.

Uzuni ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon me fanellën e Granadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar  xhematin e saj…