Vajza e Azem Hajdarit bën thirrje për shmangie të përplasjes në protestën e opozitës
13 maj 2019
| 16:33
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka bërë thirrje që të shmangën përplasjet vëllazërore në protestën e sotme të opozitës.
Hajdari ka thënë se kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë të tyre. “Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, ka shkruar Hajdari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/



