Vajza e dëshmorit zyrtarizohet si kandidate për deputete, nga PDK në Istog

06 dhjetor 2025 | 22:01

Dega në Istog e Partisë Demokratike të Kosovës, me unanimitet, ka nominuar Besarta Nurçaj-Osmanajn si kandidate për deputete, në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Nimanaj, me ç’rast i ka uruar suksese Besartës në këtë sfidë të re.

“Besarta Nurçaj Osmanaj, e diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe mësimdhënëse me përvojë, është një profesioniste e përkushtuar që kontribuon çdo ditë në formimin e brezave të rinj. Rrjedh nga një familje patriotike, si vajza e dëshmorit të UÇK-së, Maxhun Nurçaj dhe njëkohësisht ndërmarrëse aktive, ajo përfaqëson vlera, integritet dhe energji të re për shoqërinë.

Nominimi i saj nga strukturat e PDK-së në Istog është dëshmi e besimit në kapacitetet e saj për të sjellë zë të fuqishëm për edukimin, gratë dhe qytetarët tanë në Kuvendin e Kosovës” shkroi Nimanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…