Vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit i bashkohet AAK-së

03 dhjetor 2025 | 17:47

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar sot anëtaren më të re të saj, Esmehane Kakrruki, vajzën e Hoxhë Idriz Kakrrukit – prijetarit të Pajtimit të Gjaqeve dhe një prej figurave kyçe të këtij procesi së bashku me Anton Çettën, Don Lush Gjergjin, Zekeria Canën e të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se Esmehane Kakrruki sjell në Aleancë profesionalizëm dhe energji të re politike.

“E diplomuar në gazetari dhe me një përvojë të pasur në organizata të ndryshme, ajo sjell profesionalizëm dhe energji të re në listën e Aleancës. Kontributi i familjes Kakrruki për çështjen kombëtare është i çmuar, dhe sot ky rrugëtim i vlerave vazhdon me Esmehanën në listën tonë për deputete”, ka deklaruar Haradinaj.

Me këtë aderim, AAK synon të forcojë edhe më tej radhët e saj me figura që mbajnë trashëgimi të rëndësishme familjare dhe shoqërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa muajve afaristi Shahin Dervishaj kishte dhënë një donacion…