Vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, pritet të jetë kandidate e PDK-së për deputete

02 dhjetor 2025 | 10:38

Sipas burimeve të afërta me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, Vanesa Rexhepi – vajza e ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi – pritet t’i bashkohet garës për deputete në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Burimet thonë se emri i saj është duke u diskutuar brenda partisë si pjesë e përfshirjes së figurave të reja me profil profesional e familjar politik të njohur. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që Vanesa Rexhepi hyn në politikë aktive në nivel qendror.

PDK ende nuk ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve, ndërsa pritet që emrat zyrtarë të shpallen pas përfundimit të procedurave të brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i 62-të i Prokurorisë, i cili dëshmoi me masa…