Vajza e Nuredin Ibishit-Lekës, i hyn garës për asamble

27 shtator 2021 | 15:24

Vajza e Nuredin Ibisht-Lekës, ekonomistja Edita Ibishi, i ka hy garës për asamble komunale të Prishtinës. Edita garon në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbanë numrin 33.

Kandidimin e Editës e ka bërë publik vet Nuredin Ibishi në llogarinë  tij në “Facebook”, ku ka kërkuar nga qytetarët e Prishtinës mbështetjen për Editën.

“Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj qe vajza ime Edita Ibishi ka vendosur qe të kandidon si Asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës!

Shpresoj që të kemi përkrahjen tuaj në këtë udhëtim për në zgjedhjet e 17 Tetorit!” ka shkruan Ibishi.

Edita Ibishi mban numrin 33 në listën zgjedhore.

Biografia e kandidates, Edita Ibishi për asamble komunale të Prishtinës:

Ka lindur në Prishtinë në vitin 1992. Shkollën Fillore e kreu në Shkollën “Faik Konica”, ndërsa Shkollën e Mesme në Gjimnazin “Sami Frasheri”.

Studimet Universitare i perfundoj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Marketing ndërsa ato post-diplomike në drejtimin Ekonomiks.

Gjatë vijimit të studimeve Master, Edita ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në zyrën për Çështje Ligjore.

Me tej ka vazhduar angazhimin profesional kryesisht në sektorin privat.

Puna e palodhshme, arsimimi dhe përvoja e saj ne sektorin privat dhe atë publik e bën Editen njohëse të mirë të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Punës ne ekip.

Aktualisht punon ne Bussines Support Centre Kosove, Organizate Jo-Qeveritare e cila për qellim ka përkrahjen e bizneseve ne Kosove.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, me…