Vajza mbyti me karikues babain, flet mes lotësh vëllai i viktimës: Kishin konflikte

24 korrik 2025 | 19:40

Në fshatin Frashër të Patosit, familja Rama ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së rëndë ku 56-vjeçari Anesti Rama humbi jetën në rrethana tragjike, ndërsa e bija Emanilda Rama, është arrestuar për vrasjen e tij.

Të afërm, miq dhe fqinjë të familjes janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa detaje të reja dalin nga rrëfimet e familjarëve.

Ferdinant Rama, vëllai i viktimës, i shokuar nga ngjarja, thotë se nuk kishte pasur kontakt me të ndjerin për më shumë se dy vjet e gjysmë, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me bashkëshorten e tij, Valbona Rama. Ferdinant Rama tregon se ata kanë patur shpesh kontradita, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.

“Ata kanë dy fëmijë. Unë e mora vesh nga kunata që lajmëroi gruan time dhe tha që ka vdekur Anesti. Për detaje të tjerë unë nuk di gjë. Kam rreth dy vjet e gjysëm që nuk flisja me vëllanë se nuk linte ajo të llafoseshim, e dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllanë tjetër se si është Anesti, mir më thoshte”, tha Ferdinant Rama.

Edmont Rama, kushëri i viktimës, pohon se kontraditat mes çiftit ishin të shpeshta dhe se policia ishte thirrur disa herë për ndërhyrje.

“Këtu jo një herë po ka ardhur 10-15 herë policia sepse kishin konflikte me gruan”, tha kushëriri i viktimës.

Ndërkohë, trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./euronews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Fieri. Një 26-vjeçare mbyti…