Vajza tetëvjeçare zbulon shpatën 1500-vjeçare në liqenin suedez

07 tetor 2018 | 12:11

Një vajzë tetëvjeçare në Suedi ka gjetur gjatë verës së këtij viti një shpatë të vikingëve që llogaritet të jetë e vjetër 1500 vjeç.

Saga Vanecek ka qenë duke i larguar mënjanë gurët në një liqen në Suedinë jugore, kur ka hasur në një shpatë e cila ndodhej në baltë, ka treguar babai i vajzës, Andy Vanecek, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur…