Vaksina që pritet të shpëtojë njerëzimin, vullnetarët flasin për efektet anësore

11 nëntor 2020 | 08:16

Ishte një nga lajmet më të shumëpritur në ditët e fundit shpikja e një vaksine kundër koronavirusit, por askush nuk kishte folur rreth efekteve anësore që ajo mund të shkaktojë te njerëzit.

“Daily Mail” sjell dëshmitë e disa vullnetarëve të cilët tregojnë përvojën e tyre pas marrjes së vaksinës “Pfizer”. Shumë prej tyre i krahasojnë efektet anësore të saj me një dhimbje koke pas një nate me alkool, ndërsa të tjerë tregojnë se kanë pasur temperaturë apo dhimbje muskujsh të ngjashme me ato pasi merr vaksinën e gripit.

Një vullnetar 45 vjeç thotë se kur mori dozën e parë kishte efekte njësoj si pas vaksinës së gripit, ndërkohë që simptomat u bënë më të forta pas dozës së dytë.

Një tjetër vullnetar i quajtur Glenn Deshiels shpjegon se pati dhimbje koke pas aplikimit të vaksinës “Pfizer” si pas një nate të gjatë me alkool, por që iu largua shumë shpejt.

Deri në këto çaste 43 500 njerëz në 6 vende të ndryshme i janë nënshtruar fazës së tretë të testimeve klinike nga gjiganti farmaceutik që po kërkon vaksinën efektive kundër Covid-19.

Carrie, një publiciste nga Missouri, tregon se e mori dozën e parë të vaksinës në shtator dhe të dytën muajin e kaluar. Ajo thotë se pati dhimbje koke, temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sipas saj, këto simptoma u bënë edhe më të vështira pas dozës së dytë.

Publicistja iu bashkua këtyre vullnetarëve pasi e konsideronte këtë thirrje si një detyrë civile dhe deklarata “Pfizer” për efektshmërinë e vaksinës e kishte bërë atë krenare për vendimin e marrë. “Mendimi se ne mund të bëjmë diçka për të ndalur që njerëzit të vuajnë më prej kësaj sëmundje apo t’i humbin të afërmit e tyre të shtrenjtë si dhe kthimi në normalitet ishin disa nga faktorët që më shtynë të regjistrohesha në program”, shprehet Carrie./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mund të mbyllet sërish pas shtimit rekord të rasteve…