Vaksina shpresëdhënëse e Oksfordit/ Mund të ruhet në frigorifer normal dhe do të kushtojë vetëm…

23 nëntor 2020 | 11:41

Universiteti i Oksfordit ka njoftuar rezultatet e fundit të vaksinës ndaj koronavirusit në provat klinike, në një tjetër hap përpara në garën për t’i dhënë fund pandemisë.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës, e cila thuhet se mund të ruhet në një frigorifer normal, ndryshe nga vaksinat e tjera që treguan rezultate të ngjashme premtuese javën e kaluar.

Siç bëhet e ditur, provat e Oxford zbuluan se vaksina ka një mundësi prej nëntë në dhjetë raste për të funksionuar kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj si një dozë e plotë një muaj më vonë.

Analiza e kombinuar nga të dy dozat rezultoi në një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind, tha Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca, ndërsa miliona doza do të jenë gati deri në fund të dhjetorit.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin muajin tjetër. Pjesa më e madhe e programit të shpërndarjes së vaksinave do të jetë në janar, shkurt, mars. Dhe ne shpresojmë që diku pas Pashkëve gjërat të jenë në gjendje të fillojnë të kthehen në normalitet”, tha ai.

Vaksina britanike për shpëtimin e jetës, që do të kushtojë 4.5 euro nj dozë, shihet si shansi më i mirë i Britanisë për vaksinimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, ndërsa  Boris Johnson ka porositur 100 milionë doza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë…