Vala e protestës amerikane shtrihet edhe në Europë, me mijëra në Londër e Berlin (Foto)

01 qershor 2020 | 09:19

Protestat e nisura nga vrasja e amerikanit George Floyd, një burrë me ngjyrë, i paarmatosur, pas keqtrajtimit nga një efektiv policie, tashmë janë shndërruar në një valë manifestimesh kundër racizmit që po shpërndahet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë.

Ishin me mijëra protestuesit sot në manifestimin përballë ambasadës amerikane në Londër, ku slogani dominant ishin fjalët e fundit të viktimës, “I can’ t breathe”, nuk marr dot frymë.

Protestuesit në këtë mënyrë nuk respektuan udhëzimin end enë fuqi në Britani për distancimin social, dhe nga sheshi Trafalgar u drejtuan selisë diplomatike.

Manifestime të ngjashme ndodhën edhe në qytete të tjera si Mançester por edhe në Kardif. Ndërkohë, edhe Gjermania dhe Danimarka u përfshinë, me manifestime në Berlin dhe Kopenhagën.

Protestat u zhvilluan pa incidente të mëdha, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të shumta sulmet ndaj policisë dhe institucioneve.


Mijëra persona kanë protestuar përballë ambasadës amerikane në Londër


Protesta ka patur edhe në Berlin


Protesta edhe në Damimarkë

Foto nga protesta në Londër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Përpara se të emërohej ambasadori Richard Grenell…