Valencia: Gasperini ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve

01 qershor 2020 | 14:59

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për mediat italiane, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini deklaroi se kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit para dhe gjatë ndeshjes së kthimit ndaj Valencias, në Ligën e Kampionëve.

Ka mjaftuar një rrëfim i sinqertë i klubit zikaltër, që të provokojë edhe reagimin e spanjollëve, që nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e klubit mbrëmjen e djeshme, thanë se kanë mbetur të surprizuar nga ajo që Gasperini ka thënë.

Klubi i Valencias akuzoi trajnerin italian, se duke e ditur për shenjat dhe duke mos marrë masa vetizolimi, por duke vijuar të drejtojë skuadrën nga pankina, ka rrezikuar jetën e shumë të tjerëve që ishin atë mbrëmje në stadium, ndonëse ndeshja u luajt me dyer të mbyllura, raporton “ss”.

“Duke parë deklaratat e trajnerit të Atalantës, Gian Piero Gasperini, dhënë për mediat italiane këtë të diel, ne jemi të surprizuar se si trajneri i skuadrës rivale në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve është i vetëdijshëm që si një ditë para, ashtu edhe ditën e ndeshjes në ‘Mestalla’ kishte shenja të infektimit me koronavirus dhe nuk mori pasa parandaluese, duke vënë në rrezik persona të shumta gjatë udhëtimit dhe qëndrimit të tyre në Valencia”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit spanjoll.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje u luajt me dyer të mbyllura, vetëm pak ditë pasi të vendosej ndërprerja e të gjithë aktiviteteve futbollistike, ndërsa sfida e luajtur më herët në “San Siro”, cilësohet si një ‘bombë” që ka infektuar më së shumti qytetarët nga Bergamo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga çiftet më të njohura në botë, Kim Kardashian…