Valencia mposhti Barcelonën, fiton Kupën e Mbretit

25 maj 2019 | 23:04

Valencia e nisi shumë mirë ndeshjen duke luajtur pa frikë dhe duke ushtruar një presion të madh ndaj kampionëve në fuqi.

Në minutën e 21’ erdhi goli i merituar i shënuar nga Kevin Gameiro, i cili shfrytëzoi më së miri një aksion të bukur duke lëshuar një goditje të pakapshme në hyrje të zonës.

Pak minuta më pas, në minutën e 33’ erdhi goli i dytë i Valencia-s me lojtarin e përfaqësueses spanjolle Rodrigo, i cili nga shumë pranë nuk ka gabuar.

Pas pushimit futet një Barcelonë tjetër në fushë, më agresive dhe me shumë forca në sulm, madje Pique rrallëherë kthehet në mbrojtje dhe në shumë aksione e gjen në sulm.

Pas shumë përpjekjeve, Messi ngushton diferencën në minutën e 73’ me një gol të shënuar nga pranë portës. Minuta e mbetura ishin me emocione të mëdha dhe sulme të vazhdueshme të Barça-s, teksa Valencia i përgjigjej me kundërsulme të shpejtë me synimin për të vrarë ndeshjen.

Minutat e fundit janë komike pasi Barcelona hidhet e tëra në sulm dhe Valencia ka shpërdoruar mundësi të pabesueshme, njëra me portën e boshatisur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar…